PDK-LDK: Finalizimi i marrëveshjes, në ditët në vijim

Në këtë takim të dy kryetarët e partive respektive, si partnerë të koalicionit, shprehën zotimin e tyre për të punuar në mënyrë intensive për t'iu dhënë qytetarëve të Kosovës institucione kredibile, të afta për ta çuar përpara agjendën e zhvillimit ekonomik, sundimin e rendit dhe ligjit, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe procesin e integrimeve euroatlantike."
"Gjatë ditëve në vijim grupet punese të PDK-së dhe LDK-së do të takohen intensivisht për përmbylljen e marrëveshjes politike dhe harmonizimin e programit të ardhshëm qeverisës, thuhet në komunikatën e përbashkët të Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Po ashtu, bëhet me dije se finalizimi i marrëveshjes për koalicionin qeverisës ndërmjet PDK-së dhe LDK-së do të bëhet gjatë ditëve në vijim.
Gjithashtu, brenda javës do të saktësohet edhe data e vazhdimit të seancës për zgjedhjen e organeve udhëheqëse të Kuvendit të Kosovës dhe Qeverisë, thuhet në komunikatë.