PDK kundështon rezolutën për imunitetin
Prishtinë, 18 korrik - Grupet Parlamentare në Kosovë, janë në pritje të kërkesës nga EULEX-i për të shtyrë përpara rezolutën për çështjen e imunitetit të deputetëve.
Unë nuk kam kompetencë që ta iniciojë në Kryesi këtë, sepse unë jam një shef i një grupi parlamentar të Kuvendit dhe nuk më takon mua ta iniciojë, ka theksuar kreu i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci.
\"Ne kemi institucione dhe unë nuk i jap vetes të drejtë që të dalë mbi institucionet e vendit dhe të kërkoj diçka që s`më takon, është shprehur Grabovci.