PDK konfirmon: S'ka koalicion me AAK
Prishtinë, 4 shkurt - Partia Demokratike e Kosovës ka njoftuar për takimin ndërmjet kryetarit të PDK-së, Hashim Thaçi dhe kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, ku nuk është arritur marrëveshje për bashkëqeverisje.
Në njoftimin e PDK-së, thuhet se Thaçi dhe Haradinaj kanë biseduar për situatën në Kosovë, por nuk kanë arritur marrëveshje për bashkëqeverisje në rrethanat aktuale.
Po ashtu, dy liderët kanë diskutuar për gjendjen aktuale politike në vend dhe janë dakorduar që të vazhdojnë bashkëpunimin, me theks të veçantë në vijimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve më Serbinë, thuhet në komunikatën e PDK-së.
Sipas kësaj partie, në takim u bisedua për bashkëpunim në reformën zgjedhore dhe për procesin e integrimeve euroatlantike.