PDK: Komuna e Mitrovicës, çerdhe punësimi për familjarët e Agim Bahtirit
Kjo sipas PDK ka ndodhur në administratën komunale dhe institucionet vartëse të Komunës, siç janë palestra e sporteve Minatori, ku ka punësuar dhëndrin, përkatësisht bashkëshortin e Xhevrije Bahtirit, motrës së Agim Bahtirit, përderisa në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Gushafc ka punësuar mbesën e tij.
"Kur erdhi në pushtet i largoi 10 veta nga administrata komunale me pretekstin se kanë punuar me Kontrata mbi vepër, ndërsa tani administratën komunale e ka stërngarkuar me mbi 40 persona të cilët i paguan nga kategoria ekonomike Mallra dhe shërbime ose Kontrata mbi vepër. Krejt këto i bënë me qëllim që ti shfrytëzoj për këtë kohë kur është duke i mbajtur zgjedhjet e brendshme në AKR."
"Ky njeri aq e ka banalizuar institucionin e konkursit sa që kushdo që aplikon për punë në administratën komunale e bënë vetëm që ta sprovoj veten në testim me shkrim, ngase emrat që pranohen dihen ende pa u hap konkursi. Rasti i fundit është për konkursin me titull Zyrtar i shërbimeve sociale, për të cilin është raportuar edhe në media", thekson PDK.
Duke mos i mjaftuar krejt kjo, ai sipas PDK-së po përzihet edhe në punët e prokurimit, ku të afërmit të tij i ka dhënë tenderin për mirëmbajtjen e Deponive të egra, duke e lënë pa punë dhe rrjedhimisht edhe pa të hyra Kompaninë Regjionale për Menaxhimin e Mbeturinave Uniteti, kompani në të cilën kohëve të fundit ka punësuar edhe 4 veta, në mesin e tyre edhe familjarë të tij.