PDK koalicion me PSHDK-në
Prishtinë, 11 nëntor - Arrihet marrëveshja midis Partisë Demokratike të Kosovës dhe Partisë Shqiptare Demokristiane të Kosovës për pjesëmarrje të përbashkët në zgjedhjet parlamentare të 12 dhjetorit.
Sot, në orët e pasditës është arritur Marrëveshje midis PDK-së dhe PSHDK-së për të marrë pjesë së bashku në zgjedhjet nacionale që do të mbahen më 12 dhjetor 2010 në një listë zgjedhore.
Dy partitë respektabile do ta organizojnë bashkarisht fushatën zgjedhore duke ruajtur identitetin partiak.
Dy partitë do të jenë një grup parlamentar në Kuvendin e Kosovës.
Marrëveshja është nënshkruar nga kryetari PDK-së, Hashim Thaçi dhe ai i PSHDK-së, Marjan Demaj.