PDK kërkon trajtim të barabartë para ligjit në rastin Kleçka
Prishtinë, 1 shkurt Partia Demokratike e Kosovës me vëmendje po e përcjell procesin gjyqësor, rastin Kleçka.
Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka zhvilluar luftë të drejtë dhe të pastër, dhe ka respektuar të gjitha konventat ndërkombëtare.
Partia Demokratik e Kosovës konsideron se në vendet demokratike, ku sundimi I së drejtës është parim themelor, askush nuk mund të fshihet pas imunitetit.
Partia Demokratike e Kosovës i bën thirrje EULEX-it që të ndërmerr të gjitha masat e nevojshme në funksion të këtij qëllimi, për trajtim të barabartë të të gjithëve para ligjit.
Partia Demokratike e Kosovës i përmbahet fuqishëm motos askush mbi ligjin, të gjithë të barabartë para ligjit.