PDK kërkon trajtim adekuat për shëndetin e Sami Lushtakut
Prishtinë, 21 janar - Partia Demokratike e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se sot kryesia e kësaj partie ka mbajtur takimin e radhës nën drejtimin e kryetarit Hashim Thaçi.
Në këtë takim u shpreh shqetësimi në lidhje me gjendjen shëndetësore dhe trajtimin e kryetarit të Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku. PDK kërkon që Lushtaku të ketë trajtim adekuat shëndetësor, gjersa kujdesi për shëndetin e tij të jetë i plotë ligjor dhe human, thuhet në njoftim.
PDK, shpreh kërkesën publike për kolegjin gjyqësor të EULEX-it që rastin shëndetësor të kryetarit Lushtaku ta trajtojë sa më shpejtë, në mënyrë që të mos rrezikohet jeta dhe shëndeti i tij
Në këtë takim PDK-ja edhe njëherë shprehu bindjen për luftën e drejtë të UÇK-së dhe Lushtakut.