19 Janar 2025

PDK kërkon nga EULEX të lirojë për betim Lushtakun

Prishtinë, 4 dhjetor - Dega e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Skenderaj nëpërmjet një letre i ka kërkuar misionit të EULEX-it që t'a lirojë vetëm 10 minuta nga paraburgimi kryetarin e ri Sami Lushtaku, në mënyrë që t'a bëjë betimin para asamblesë.

Betimi i Lushtakut është detyrim në bazë të 57 të Ligjit për Qeverisje Lokale, dhe në rast se një gjë të tillë nuk e bën një muaj pas zgjedhjes ai ka gjasë që mund t'a humbë mandatin e fituar për ta udhëhequr Komunën e Skenderajt.

“Ne si subjekt i kemi bërë kërkesë trupit gjykues që kryetari të vijë nga burgu dhe për dhjetë minuta të betohet. Ne po kërkojmë nga EULEX-i që të respektojë vullnetin e 88 për qind të qytetarëve të Skenderajt”, ka thënë për “Zërin”, nënkryetari i komunës së Skenderajt, njëherazi sekretari i degës së PDK-së në Skenderaj, Fadil Nura.

Nura deklaron se nëse kjo kërkesë e degës së PDK-së nuk merret parasysh nga EULEX-i, Lushtaku përsëri mund të betohet edhe pa qenë i pranishëm fizikisht në asamble.

Ndërsa Ministria e Administratës së Pushtetit Lokal nuk preferon të komentojë për rastin e Sami Lushtakut, nëse do të lejohet betimi i tij ashtu siç po kërkohet nga dega e PDK-së në Skenderaj.

“Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal po pret certifikimet e rezultateve nga KQZ, dhe pas kësaj do të ndërmarrë veprimet e nevojshme bazuar në mandatin e saj ligjor dhe ligjin për vetëqeverisje lokale”, ka thënë zëdhënësja e MAPL, Lumnije Demi. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)