19 Janar 2025

PDK-ja sot do ta mbledhë Këshillin Drejtues

Prishtinë, 9 mars - Partia Demokratike e Kosovës pritet të diskutojë sot rreth emrave që do ta zëvendësojnë Hashim Thaçin në ekzekutiv.

PDK-ja sot do ta mbledhë Këshillin Drejtues për të diskutuar për mbajtjen e konventës për ta zgjedhur kryetarin e ri të partisë, por që, sipas burimeve brenda PDK-së, temë diskutimi pritet të jetë edhe zëvendësimi i posteve të lëna zbrazët në Qeveri nga Hashim Thaçi

Partia Demokratike e Kosovës do ta mbajë mbledhjen e Këshillit Drejtues sot, ku pos diskutimit për mbajtjen e konventës për zgjedhjen e kryetarit të ri të partisë, do të diskutojë edhe për emrat që do ta zëvendësojnë Hashim Thaçin në Qeveri, i cili dha dorëheqje pas zgjedhjes në postin e presidentit.

Sipas burimeve brenda PDK-së, Hajredin Kuçi dhe Enver Hoxhaj janë emrat që do ta zëvendësojnë Thaçin në postet e lëna zbrazët. Atë të zëvendëskryeministrit pritet ta marrë Hajredin Kuçi, ndërsa Enver Hoxhaj pritet të emërohet në postin e ministrit të Punëve të Jashtme.

Burime të gazetës “Zëri” brenda PDK-së kanë thënë se të mërkurën kanë mbledhjen e Këshillit Drejtues të partisë, në të cilën do të diskutohet për mbajtjen e konventës për zgjedhjen e kryetarit të PDK-së, mirëpo në këtë mbledhje mund të diskutohet edhe për pasuesit e ish-kryetarit, Hashim Thaçi, në Qeverinë e Kosovës.

“Nesër kemi mbledhjen e Këshillit Drejtues dhe aty ka mundësi të merren edhe vendimet se kush do ta pasojë Thaçin në postet që ka lënë zbrazët në ekzekutiv”, kanë thënë këto burime.  /Zëri/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)