21 Janar 2025

PDK-ja sërish e kandidon Bajramin

Prishtinë, 18 shtator -  Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti, ka thënë se edhe pas këtij dështimi, Arsimi Bajrami prapë do të jetë kandidat për kryetar të Kuvendit të Kosovës.

Ai ka deklaruar se PDK-ja nuk do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, por do të shkojnë prapë në seancë për ta zgjedhur kryetarin e Kuvendit.

Haliti i ka bërë thirrje lidershipit politik që ta gjejë një formulë të pranueshme për të gjithë. “Nuk kemi arsye t’i drejtohemi përsëri Gjykatës, por do të shkojmë prapë në seancë dhe nuk do ta ndryshojmë kandidatin. Besoj se lidershipi politik në këtë rast mund ta përshpejtojë zgjedhjen e institucioneve në qoftë se do të bëhej një formulë e pranueshme për të gjithë”, është shprehur Xhavit Haliti.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)