PDK-ja se negocion postin e kryeministrit
Prishtinë, 10 qershor - Posti i kryeministrit nuk do të përbëjë temë në bisedimet për koalicionin e ardhshëm qeveritar që Partia Demokratike do të zhvillojë me subjektet politike që kanë fituar mjaftueshëm vota për tu përfaqësuar në Kuvend. Kjo pozitë i është rezervuar Hashim Thaçit.
Enver Hoxhaj, nënkryetar i PDK-së, i ka thënë Kohës Ditore të hënën se subjekti politik që ka për lider Thaçin do të presë certifikimin e rezultatit zgjedhor dhe do të nisë negociatat për koalicion.
Ai ka bërë të ditur se nuk ka ndonjë vijë të kuqe për subjektet me të cilat mund të lidhet partneriteti qeverisës. Megjithëkëtë, ka theksuar se vija e kuqe do të mbetet në fuqi për postin e të parit të ekzekutivit.
/Koha Ditore/