PDK-ja, nuk mbështet AAK-në në Gjakovë
Prishtinë, 20 shtator - Zyra për Komunikim me Publikun në PDK, ka sqaruar se artikulli Balotazhi, PDK mbështet AAK-në, i cili ka qarkulluar dje nëpër disa portale dhe është transmetuar në televizionin Klan Kosova, se gjoja PDK-ja në Gjakovë do të mbështes kandidatin e AAK-së në zgjedhjet lokale në këtë komunë, është tendencioz dhe nuk ka të bëj asgjë me të vërtetën.
Partia Demokratike e Kosovës, për Gjakovën dhe qytetarët e saj ka alternativë konkrete qeverisëse, ka ekipin dhe kandidatin e saj për kryetar, Hajdar Beqa, me të cilën synon të fitoj besimin për qeverisjen e komunës dhe ti zgjidh problemet të cilat po rëndojnë që shumë vite radhazi mbi qytetarët e saj.
Partia Demokratike e Kosovës, si subjekti më i madh politik në vend, apelon tek të gjitha mjetet e informimit, që të mos bien pre e spekulimeve dhe lajmeve me prapavijë politike në këtë fazë parazgjedhore, por ti konfirmojnë ato para se ti raportojnë apo transmetojnë.