05 Maj 2024

PDK-ja me Qeveri e Presidencë, AAK-ja me Kuvend

Prishtinë, 1 gusht - Përfaqësues të ndryshëm ndërkombëtarë që veprojnë në Kosovë janë duke insistuar që ta gjejnë formulën e ndarjes së pushteteve mes PDK-së dhe AAK-së, para se Tribunali i Hagës ta japë verdiktin përfundimtar rreth rastit Haradinaj.

Burime të gazetës të mirinformuara me këtë proces kanë bërë të ditur se, sipas një “skenari të ri” që është duke u analizuar këto ditë, parashihet që Hashim Thaçi të vazhdojë të udhëheq Qeverinë,  një nga zyrtarët e lartë të AAK-së ta drejtojë Kuvendin, ndërsa Atifete Jahjaga të japë dorëheqjen nga posti i presidentes.

Në krye të shtetit pretendohet të vihet Jakup Krasniqi, ai i cili në dy vjetët e fundit e ka ushtruar dy herë postin e presidentit, një herë pas dorëheqjes së Fatmir Sejdiut dhe herën tjetër pas largimit të Behgjet Pacollit.

Propozuesit e kësaj formule, sipas burimeve të gazetës, i kanë dhënë edhe arsyet pse ky opsion, mund të jetësohet në praktikë.

Në lidhje me zërat se në vjeshtë mund të ketë një koalicion të ri të partisë së tij, PDK-së, me atë të Ramush Haradinajt, AAK-në, kryeministri Hashim Thaçi ka përseritur se koalicioni aktual është i qëndrueshëm.

Ai ka thënë për Top Channel se dëshiron që këtë çështje ta mbyllë për një kohë, sepse është vetëm spekulim mediatik, ndërsa ka thënë se është i hapur për bashkëpunim me të gjitha partitë opozitare, siç ka thënë ai, të vullnetit të mirë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)