PDK-ja mblidhet para miratimit të Gjykatës Speciale
Prishtinë, 3 gusht - Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës ka filluar një takim me dyer të mbyllura para se të fillojë seanca plenare për votimin e ndryshimeve kushtetuese për formimin e Gjykatës Speciale.
Edhe deputetët e grupeve të tjera parlamentare kanë mbërritur në Kuvend dhe po presin nisjen e seancës parlamentare.
Për shkak të rëndësisë dhe angazhimit për Specialen, në Kuvend ndodhen edhe ambasadorë të akredituar në Prishtinë për të parë nga afër votimin.