20 Janar 2025

PDK-ja hap zyrtarisht fushatën elektorale në Klinë

Prishtinë, 28 maj - Sot në Shtëpinë e Kulturës  në Klinë, në prani të zëvendëskryetarit të PDK-së, u hap zyrtarisht fushata elektorale e Partisë Demokratike të Kosovës  në këtë qytet.

Para fillimit solemn të fushatës Haxhi Ibishi e konfirmoi shkrirjen e Iniciativës Qytetare të Klinës, në Partinë Demokratike të Kosovës, duke evidentuar të arriturat e qeverisjes së PDK-së në Klinë gjatë dy mandateve të qeverisjes si dhe duke përkrahur plotësisht platformën politike të PDK-së për mandatin e ardhshëm qeverisës.

Ai mes tjerash theksoi se të gjitha strukturat   dhe veprimtarët e  Iniciativës Qytetare në Klinë i bashkohen PDK-së.

Kryetari i Degës së PDK-së në Klinë, njëherësh, kryetari i komunës së Klinës , Sokol Bashota, përshëndeti të pranishmit, duke theksuar motivimin e lartë për t’i fituar këto zgjedhje në Klinë, ngase Misionit të Ri, platformës  politike të PDK-së ia janë bashkuar koalicione e iniciativa qytetare  të Klinës, duke bërë që fitorja e PDK-së në Klinë në këto zgjedhje të jetë e sigurt.

Më pas u prezantuan kandidatët për deputetë, Ukë Berisha nga Partia Shqiptare Demokristiane, që gjendet në listën e PDK-së dhe Ndue Shabanaj, nga Iniciativa Qytetare për progres, si dhe kandidati i PDK-së për Klinën,  Ramiz Rrusta.

Tre kandidatët përballë qytetarëve shfaqen bindjen   e fortë se Misioni I Ri do të marrë përkrahjen e plotë në Klinë nga qytetarët, që tashmë kanë prekur  projektet konkrete  të PDK-së nga dy mandatet e kaluara të qeverisjes së PDK-së.

Më pas fjalën e mori zëvendëskryetari I PDK-së z. Kadri Veseli, i cili theksoi se është i nderuar, që solemnisht hapjen e fushatës nga Klina,  nga qyteti me kontribut të jashtëzakonshëm për luftën çlirimtare, nga qyteti që shquhet për tolerancë, mirëkuptim për qytetarët , nga qyteti  nga bashkohen që bashkon  vlerat e vendit  tonë, për Mision të Ri,  Misionin e të ardhmes së Kosovës, që do të gjenerojë punësim dhe zhvillim.

“Sot Klina ka tre kandidatë shumë serioz që në mënyrë të denjë do ta prezantojnë Klinën dhe qytetarët e saj, duke marrë përgjegjësi  për të përfaqësuar Klinën dhe qytetarët e saj në mënyrën më të mirë të mundshme. Dilni votoni sepse është detyrë morale e kushtetuesejuaja, detyrë edhe për të ardhmen tuaj,  në mandatin katërvjeçar të Kryeministrit Thaçi, në Misionin e Ri denjësisht e ndihmoni veten dhe vendin tuaj”, theksoi mes tjerash, zëvendëskryetari Kadri Veseli.

 Në fund, kryetari i Degës së PDK-së dhe kryetar I Klinës, z. Sokol Bashota, falënderoi qytetarët e pranishëm, duke i ftuar ata që ta dalin të votojnë kandidatët nga lista e PDK-së, veçanërisht tre kandidatët që vijnë nga Klina, sepse në koalicion me PDK-në janë dy iniciativa si dhe PSHDK-ja, ndërkaq shprehu besimin  në  fitoren e sërishme të  PDK-së në qytetin e Klinës.

Gjatë ditës, zëvendëskryetari Kadri Veseli si dhe kryetari i komunës së Klinës, Sokol Bashota, vunë gur themelin e  shkollës së re në fshatin Përqevë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)