PDK-ja e gatshme për koalicion, LDK-ja jo
Prishtinë, 23 tetor - Kërkesa e ish-eurodeputetes Doris Pack, që PDK-ja dhe LDK-ja ti fillojnë negociatat për formimin e koalicionit qeverisës, është mirëpritur nga partia e Hashim Thaçit, por jo edhe nga ajo e Isa Mustafës.
Nënkryetari i PDK-së, Adem Grabovci, ka thënë se është i domosdoshëm koalicioni PDK-LDK. Ai ka vlerësuar se vetëm një koalicion në mes të këtyre dy partive mund të garantojë stabilitet politik dhe institucional.
Ndërkaq, sekretari i përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri, ka thënë se për këtë parti është e pa pranueshme kërkesa e ish-eurodeputetes gjermane.
/epoka e re/