PDK-ja e do Thaçin për kryeministër edhe një mandat
Prishtinë, 7 janar Paralajmërimi i Hashim Thaçit, se nuk do të do kandidojë për kryeministër në zgjedhjet e ardhshme, si duket i ka befasuar disa nga zyrtarët e lartë të PDK-së.
Sekretari organizativ për zgjedhje në PDK, Basri Musamurati, ka thënë se shefi i tij është ngutur pak me këtë deklaratë.
Ndërsa shefi I grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, ka deklaruar se nuk ka nevojë që të mendohet për gjëra të tilla kur të fitohen tri palë zgjedhje rresht.(epoka e re)