18 Janar 2025

PDK: Gjuha e turpshme e Ymerit, shkon përtej fjalorit politik

Prishtinë, 10 gusht - Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar ndaj Vetëvendosjes pasi qe në konferencën e sotme për media, kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, me gjuhë të ulët, të padëgjuar deri më sot në skenën politike të vendit, ka fyer tre drejtuesit më të lartë të shtetit.

\"Gjuha e tillë e turpshme e Ymerit, shkon përtej fjalorit politik, vlerave demokratike dhe kodit elementar etik, duke fyer rëndë bartësit e përgjegjësive shtetërore e institucionale, të dala nga vota e lirë e qytetarëve të Republikës së Kosovës\", thekson PDK.

Partia Demokratike e Kosovës konsideron se gjuha e tillë e Visar Ymerit, dëshmon qartë për humbjen e arsyes dhe argumenteve opozitare, përkitazi me çështjet madhore dhe sfidat që po kalon vendi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)