PDK formon kabinetin e qeverisjes së mirë në Prishtinë
Përmes saj synohet që të dinamizohen disa degë të kryeqytetit në mënyrë që kandidati i kësaj partie ti fitojë zgjedhjet në vjeshtën e këtij viti.
Në anëtarët e Kabinetit nuk ka ndonjë prurje të çuditshme, përkundrazi e çuditshme është lënia jashtë e tre personave kyç: Lirak Çelaj, Memli Krasniqi dhe Blerand Stavileci.
Në Kabinetin për Qeverisje të Mirë në Prishtinë bëjnë pjesë Shemsi Veseli, Genc Prelvukaj, Lah Nitaj, Teuta Mulliqi, Alban Bakia, Dritero Arifi, Ardita Jahja, Blerim Krasniqi, Laura Zherka, Valjet Rexhepi, Ylber Citaku, Drin Mulliqi, Besare Batalli, Liridon Restelica, Bekim Jakupi, Fitore Berisha, Besa Halimi Zagragja, Lahudin Myrtaj dhe Kujtim Kazideda.