PDK fiton me 31 %, LDK 26 %, VV 13.74 %, 9.65 %
Prishtinë, 9 qershor - Komisioni Qendror Zgjedhor deri me tani ka numëruar mbi 94 për qind të votave prejt te cilave fituese del Pardia Demokratike e Kosovës me 31.24 për qind, e pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 26.12 për qind.
Lëvizja Vetëvendosja deri tash ka 13.73 për qind, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marrë 9.65 për qind. Nderkaq Nisma për Kosovën deri me tani arrin ta kaloj pragun me 5,36 për qind. Kurse Aleanca Kosova e Re nuk ka arritur ta kaloj pragun pasi ka marr vetëm 4.72 për qind të votave.
Lista Srpska ka marr rreth 3 për qind , e përqindja e mbetur shpërndahet tek partitë e tjera.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vlerëson procesin zgjedhor të 8 qershorit dhe falënderon të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës për kontributin e tyre të çmuar.
KQZ bën të ditur se aktualisht është duke vazhduar procesi i numërimit të fletëvotimeve dhe se ky process është duke vazhduar sipas procedurave të parapara.
Qendra e Numërimit dhe Rezultateve është përgatitur për të pritur materialin zgjedhor nga të gjithë komunat e Republikës së Kosovës dhe se janë ndërmarrë të gjitha masat.
KQZ falënderon të gjitha mediat që në mënyrë të vazhdueshme po paraqesin Rezultatet Preleminare duke u mbështetur në mundësitë që ka krijuar KQZ përmes projektit K Vote.