PDK e nominon Lushtakun e \'paraburgosur\' për kandidat për Skenderaj

Prishtinë, 28 korrik - Partia Demokratike e Kosovës ka nominuar kryetatin aktual të komunës së Skenderajt, Sami Lushtakun i cili gjendet në paraburgim shtëpiak si i dyshuar për krime lufte.
Për këtë ka njoftuar dega e PDK-së në Skenderaj pas mbledhjes së mbajtur lidhur me zgjedhjet lokale të 3 nëntorit.
Kryesia e Degës në mënyrë unanime ka marrë vendim që të nominojë Sami Lushtaku si kandidat për kryetar të Komunës së Skenderajt në zgjedhjet lokale të nëtorit të këtij viti.\"
\"Anëtarët e Kryesisë, duke shprehur qëndrimin e anëtarësisë së gjërë të PDK-së, kanë shprehur mbështetjen e tyre të fuqishme për Kryetarin aktual të komunës së Skenderajt edhe për një mandat tjetër thuhet në komunikatën e degës së PDK-së në Skenderaj.