PDK e ndarë rreth idesë së Limajt
Megjithatë ka të tjerë që e mbështesin këtë nismë të Limajt, sikurse shumë prej tyre e konsiderojnë të nevojshme meqë ky propozim reformator të diskutohet në forumet e partisë, shkruan \"Zëri\".
Mirëpo, në dallim nga anëtarët e kryesisë së PDK-së, analistët në Prishtinë vlerësojnë se ideja e njeriut të dytë të PDK-së ka për qëllim vendosjen e diktaturës brenda kësaj force politike.
Pavarësisht dallimeve që ekzistojnë rreth propozimit të fundit të shfaqur nga nënkryetari i parë i PDK-së, Fatmir Limaj, që partia e tij zgjedhjet e ardhshme t`i zhvillojë sipas modelit një anëtarë një votë, megjithatë bashkëpartiaku i tij Hajredin Kuçi, i cili konsiderohet \"krahu i djathtë\" i kryeministrit Hashim Thaçi, ka thënë se një gjë e tillë do të diskutohet brenda strukturës partiake..