PDK e LDK, po përgatiten për zgjedhje

Prishtinë, 6 shkurt - Dy partitë politike që përbëjnë koalicionin e ashtuquajtur të elefantëve PDK e LDK, edhe pse po kundërshtojnë kategorikisht mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, ato tashmë kanë filluar mobilizimin e partisë nga brenda.
Madje intensifikimi i takimeve nëpër degë e nëndegë nga liderët e partive, nga analistët konsiderohet si fillim i fushatës për zgjedhje të parakohshme.
Më aktiv në terren është kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi dhe zëvendësi i tij Kadri Veseli.
Por, edhe LDK-ja është aktive në terren, pasi disa nga drejtuesit e kësaj partie po zhvillojnë takime të shumta me strukturat e partisë.
Gjithnjë sipas analistëve, dy partitë e mëdha përgatiten për zgjedhje, në rast se dështon përpjekja e Hashim Thaçit për tu zgjedhur president.
Por, në anën tjetër vetë përfaqësuesit e këtyre dy partive politike, takimet e shpeshta nëpër degë e nëndegë i konsiderojnë të rëndomta
, shkruan Zëri.