PDK e LDK nënshkruan marrëveshjen për bashkëqeverisje
Prishtinë, 8 dhjetor - Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë zyrtarizuar marrëveshjen për bashkëqeverisje.
Liderët e këtyre dy partive, Hashim Thaçi (PDK) dhe Isa Mustafa (LDK), kanë konfrimuar para mediave arritjen e marrëveshjes.
Por, ata nuk kanë dhënë asnjë detaj në lidhje me ndarjen e posteve dhe përgjegjësive.
Thaçi në fjalën e tij drejtuar mediave ka theksuar se marrëveshja është nënshkruar duke marrë parasysh dhe në konsideratë nevojen për vazhdimin dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës, krijim e vendeve të punës, sundimin e rendit dhe ligjit, trajtonim e barabartë të gjithë qytetarëve të Kosovës, në anën tjetër të përkushtuar ndaj organizmave dhe të ardhmes Evropiane.
\"Kemi vendosur që të nënshkruajmë, për të mirën e vendit dhe të mirën e qytetarëve të Kosovës, duke përfshirë edhe partnerët minoritarë të koalicionit, kemi nënshkruar marrëveshjen e koalicionit 2014-2018, për krijimin e institucioneve\", theksoi Thaçi.
Isa Mustafa ka theksuar se këtë marrëveshje e kemi bërë në interes të qytetarëve të Kosovës dhe në zgjidhjen e problemeve të qytetarëve me qëllim të integrimit në Bashkimin Evropian.
\"Do të përkushtohemi të realizojmë edhe më shumë se sa që kemi premtuar, përkushtimi ynë është që të arrijmë objektivat tona. Falenderoj z.Thaçi dhe gjithë të tjerët, dhe do të punojmë ngushtë në angazhimin dhe bashkëpunimin e përbashkët me opozitën dhe gjithë organizmat tjerë.\"
Është marrëveshje e arsyeshme, racionale, për Kosovën evropiane dhe për të mirën e vendit, ka thënë ai.
Isa Mustafa është zotuar se me këtë marrëveshje do të zotohen në interes të vendit dhe integrimeve evropiane.