14 Mars 2025

PDK e LDK, luftë për ministri

Prishtinë, 25 nëntor - Garë e fortë po zhvillohet brenda Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, të cilat kanë arritur marrëveshje për bashkëqeverisje, se kush do të udhëheqë me dikasteret qeveritare.

Burime të gazetës “Zëri” bëjnë të ditur se krerët e këtyre dy partive, Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa, janë në përfundim e sipër të listës se kush do të udhëheqë me postet ministrore në qeverisjen e ardhshme, ndonëse janë arritur edhe ambiciet e disa zyrtarëve partiakë për t’u bërë ministra.

Sipas këtyre burimeve, posti i kryeministrit me shumë gjasë do t’i takojë Isa Mustafës së LDK-së, pasi që kjo e fundit ka kërcënuar se do të tërhiqet nga marrëveshja për bashkëqeverisje, përderisa deri të mërkurën mësohet se a do të finalizohet lista e ministrave të rinj të kabinetit të ardhshëm qeverisës.

/Zëri/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)