21 Janar 2025

PDK e LDK, luftë militantësh në Bord

Prishtinë, 17 dhjetor - Emrat e propozuar nga Qeveria për anëtarë të Bordit të AKP-së janë: Petrit Gashi, kryesues, ndërsa për anëtarë të Bordit u propozuan Hasime Mazreku, Hamdi Jaha, Skender Komoni, Ismail Jonuzi, Haxhi Arifi, Rajko Gjokiq dhe Bajram Zejnullahu

Mospajtimet mes dy partnerëve të koalicionit qeverisës, LDK-së dhe PDK-së, po e vonojnë edhe më tutje formimin e Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit.

Anëtarët e propozuar për këto poste në mbledhjen e të hënës të Kuvendit të Kosovës nuk janë zgjedhur në mungesë të kuorumit të deputetëve. Sipas njohësve të kësaj fushe, zgjedhja e këtij Bordi duket se është bërë një mollë sherri në mes të partnerëve të koalicionit rreth emrave të kandidateve për anëtarë të Bordit të AKP-së.

Dy partitë po dëshirojnë që të kenë njerëzit e vet në këtë Bord. Por, sipas deputetëve të opozitës, një gjë është e sigurt.

Ata vlerësojnë se zgjedhja e përbërjes së re të Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) duket se do t\'i fusë në një konflikt dy partnerët e koalicionit aktual qeverisës, Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike e Kosovës, të cilët nuk po arrijnë që të ndajnë pazarin rreth përbërjes së re të Bordit të AKP-së.

Deputetët opozitarë thonë se derisa PDK-ja po këmbëngulë që Bordi i ri i AKP-së t\'i ketë 5 anëtarë, janë përfaqësuesit e LDK-së që po këmbëngulin se Bordi i ri i AKP-së duhet që t\'i ketë 8 anëtarë, prej të cilëve vetëm një ndërkombëtar e jo tre anëtarë, sikurse që kanë qenë më parë.

/Kosova Sot/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)