PDK e gatshme të negociojë për postin e kryeministrit
Prishtinë, 16 nëntor - Nënkryetari i PDK-së Xhavit Halit ka thënë së Partia Demokratike e Kosovës, është e gatshme të bëjë kompromise me partitë politike edhe për sa i përket postit të kryeministrit, nëse mund të arrihet ndonjë marrëveshje për një program të përbashkët qeverisës.
Në kampin tjetër politik VLAN, përsëriten qëndrimet e deritanishme, duke thënë se tashmë kanë ofruar një opsion për zgjidhje, heqjen dorë nga pozita e kryeparlamentarit.
Ndërsa, Blloku vazhdon të jetë refuzues ndaj insistimit të PDK-së që të ulen dhe të bëjnë marrëveshje për qeverinë.
/Kosova Sot/