PDK e gatshme për kompromise, Blloku jo
Prishtinë, 19 shtator - Në takimet e ndara me partitë politike, presidentja Jahjaga i ka dëgjuar pikëpamjet e tyre për kapërcimin e krizës.
Burime të besueshme thonë se PDK ishte e gatshme për kompromise me bllokun LDK, AAK, Nisma dhe Vetëvendosje, duke mos e përjashtuar opsionin e një qeverie gjithëpërfshirëse.
Presidentja Atifete Jahjaga është aktivizuar në kërkim të zgjidhjes së krizës rreth formimit të institucioneve të reja duke i thirrur në takime të ndara partitë parlamentare.
Mbështetur në përgjegjësitë e saj kushtetuese, Jahjaga ka nisur një seri takimesh në përpjekje të ruajtjes së funksionimit dhe funksionalitetit të institucioneve të vendit.
Aktivizimi i saj, pasoi dështimin e sërishëm të Kuvendit që ta zgjedhë kryetarin.
Fillimisht, Jahjaga ka pritur në një takim liderin e PDK-së Hashim Thaçi, të shoqëruar edhe nga nënkryetarët e kësaj partie.
/Tribuna/