PDK e AAK arritinë marrëveshje për partneritet qeverisës
Prishtinë, 30 nëntor - Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) kanë arritur marrëveshje për partneritet qeverisës.
Burime të Gazetës Express janë shprehur se bisedimet që kishin nisur javë më parë janë konkretizuar me ardhjen e Ramush Haradinajt në Prishtinë.
Brenda dhjetë ditësh finalizohet koalicioni PDK-AAK. Partia e Ramush Haradinaj do të marrë poste të rëndësishme në Qeveri. Pajtimi ka ndodhur, për gjëra tjera arrihet pajtim gjatë këtyre ditëve, ka treguar një zyrtar i afërt me dy liderët politikë në kushte anonimiteti për Express.
Ndërsa pritet të mësohet se cili do të jetë Kryeministër - Hashim Thaçi apo Ramush Haradinaj.