23 Janar 2025

PDK: Drejtësia të udhëhiqet nga faktet kredibile

Prishtinë, 28 maj -  Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka reaguar ndaj aktgjykimeve ndaj “Grupit të Drenicës”, duke vlerësuar se për opinionin e Kosovës ato janë të papritura, shqetësuese dhe të dëmshme për Kosovën.

“Me besimin e plotë se lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë dhe e pastër, çdoherë kemi përkrahur çdo proces gjyqësor që ka trajtuar bashkëluftëtarët tanë, të bindur se pafajësia e tyre nuk mund të ndryshohet. Kjo bindje e jona u vërtetua në proceset gjyqësore të zhvilluara në Hagë dhe Kosovë, në të cilat çdo herë u vërtetua bindja e jonë se lufta e UÇK-së dhe ushtarët e saj, kanë qenë të udhëhequr nga ndjenja e barazisë dhe lirisë. Kemi qenë të bindur gjithmonë se gjyqet do të udhëhiqen nga faktet dhe dëshmitë e vërtetuara dhe nuk do te ndikohen nga dëshmitë e fabrikuara me motive armiqësore, personale apo politike ndaj UÇK-së apo të dyshuarve.

Aktvendimet e shpallura dje, ndaj “Grupit të Drenicës”, për opinionin kosovar janë të papritura, shqetësuese dhe të dëmshme për Kosovën. Lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë dhe e pastër, drejtësia duhet të udhëhiqet nga faktet dhe dëshmitë kredibile. Këtë e presim edhe në trajtimin deri në fund të procesit ndaj ‘Grupit të Drenicës’, por edhe në çfarëdo procesi dhe në çfarëdo gjykate në të ardhmen”, është thënë në reagimin e PDK-së.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)