15 Janar 2025

PDK dhe LDK kanë rënë dakord për ndryshimin edhe Kushtetutës

Prishtinë, 5 nëntor - Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë rënë dakord për ndryshimin edhe Kushtetutës në ato nene që kanë të bëjnë me ecjen e reformës zgjedhore.

Por, ende nuk dihet se sa zona zgjedhore do t’i ketë Kosova, a do të shkohet me lista të hapura apo të mbyllura dhe cila do të jetë përbërja e KQZ’së. 

Nënkryetari i LDK’së, Haki Rugova ka thënë për Express, se pozicioni i partisë së tij është që reforma të ecë përpara edhe duke e ndryshuar Kushtetutën.

“Reforma zgjedhore duhet të bëhet, por paraprakisht duhet të bëhen ndryshime edhe në Kushtetutë. Temat dhe listat, zonat janë të vendosura në Kushtetutë dhe na detyron të bëjmë ndryshime kushtetuese”, ka thënë Rugova.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)