19 Maj 2024

PDK dhe LDK janë pajtuar që zgjedhjet të mbahen në 2013

Prishtinë, 25 nëntor - Dy partitë më të mëdha në vend PDK, LDK janë pajtuar ta çojnë vendin në zgjedhje parlamentare më 2013, ndërsa Atifete Jahjaga do të vazhdojë të mbetet në krye të shtetit.

Burime brenda takimit që ka ndodhur të premten mes Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës, kanë thënë se reforma zgjedhore pritet të përfundojë deri në muajin mars të vitit të ardhshëm.

Kryeministri Hashim Thaçi dhe Lideri i LDK’së, Isa Mustafa kanë vendosur ta dërgojnë vendin në zgjedhje të reja parlamentare në vitin e ardhshëm.

Burime të Express kanë thënë se pajtimi ka ndodhur të premten, në takimin që është mbajtur në një hotel në Prishtinë, e ku kanë marrë pjesë edhe zyrtarë të AAK-së, AKR-së dhe SLS-së.

Por, para se të mbahen zgjedhjet e ardhshme parlamentare, Thaçi e Mustafa janë marrë vesh që deri në mars të vitit të ardhshëm të përfundojnë ndryshimet ligjore dhe kushtetuese që kanë të bëjnë me zgjedhjet.

\"Dy liderët janë marrë vesh për ndryshimet në ligj dhe Kushtetutë sa u përket zgjedhjeve. Këto ndryshime do të jenë gati në fund të pranverës. Gjatë muajve të ardhshëm do të ketë takime për të vendosur se çfarë listash do të ketë, sa zona zgjedhore do të ndahet Kosova si dhe për përbërjen e KQZ-së\", njofton gazeta \"Express\".

Sipas burimeve, marrëveshja e pashkruar mes partive politike ka ndodhur në prani të ambasadorëve të QUINT’it, të cilët kanë marrë pjesë në takimin e liderëve të partive.

Pajtimin e liderëve për reformën zgjedhore e ka konfirmuar vetë Kryeministri Thaçi, i cili ka përmendur edhe respektimin e \"plotë\" të Marrëveshjes së vitit të kaluar.

\"Jemi dakorduar të gjithë ta respektojmë deri në fund marrëveshjen e arritur në mes liderëve politikë. Tash janë angazhuar në këtë proces edhe AAK’ja dhe partitë e tjera\", ka thënë Thaçi.

Marrëveshja e arritur mes liderëve të PDK-së, LDK-së dhe AKR-së ka paraparë mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare në vitin 2013, ndërsa zgjedhjet e reja të drejtpërdrejta presidenciale këtë vit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)