PDK dhe AKR sot zyrtarizojnë koalicionin
Prishtinë, 14 shkurt - PDK dhe AKR kanë arritur marrëveshjen për koalicionin qeveritar dhe se ajo do të zyrtarizohet sot nga liderët e dy partive.
Dy partitë që kanë udhëhequr negociata treditore kanë rrumbullakësuar marrëveshjen e partneritetit për formimin e Qeverisë së re.
Marrëveshja parasheh që megjithatë lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli të zgjidhet president i Kosovës dhe se kësaj partie ti takojnë katër ministri dhe një post zëvendëskryeministri.
Gazeta bën të ditur se dy liderët e këtyre partive, Hashim Thaçi dhe Behgjet Pacolli sot do të nënshkruajnë marrëveshjen dhe zyrtarizojnë koalicionimin.
Marrëveshja me AKR-në, Listën Ibrahim Rugova dhe minoritetet, PDK do të sigurojë mbi 65 deputetë për formimin e Qeverisë.