18 Janar 2025

PDK dënon fuqishëm sulmin kundër Kuvendit të Kosovës

Prishtinë, 5 gusht - Partia Demokratike e Kosovës, dënon fuqishëm sulmin ndaj Kuvendit të Republikës së Kosovës, duke e konsideruar si akt të organizuar kriminal, kundër vlerave të institucionit më të lartë legjislativ të vendit.

\"Sulmi i rëndë kriminal ndaj Kuvendit të Republikës së Kosovës, është sulm ndaj të arriturave të Republikës së Kosovës, ndaj shtetit, rendit demokratik, kushtetues dhe qytetarëve të saj\", thekso PDK.

Partia Demokratike e Kosovës, konsideron se ky akt kriminal, është bërë në kohën kur debatet për çështjet e interesit nacional janë e arritur e re e vendit tonë, përfaqësuesve të saj dhe frymës së tolerancës e transparencës në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Partitë politike, deputetët dhe opinioni publik kanë përgjegjësi dhe duhet të kontribuojnë në ruajtjen e imazhit dhe promovimit të arriturave të vendit dhe synimit euro-integrues, me vlerat e shoqërisë së lirë dhe demokratike që po ndërtojmë së bashku me partnerët tanë, ShBA-në dhe BE-në.

Partia Demokratike e Kosovës, fton organet e rendit që sa më shpejtë të gjejnë aktorët e këtij krimi të rëndë, të planifikuar, duke i vënë ata para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)