19 Janar 2025

PDK: Bahtiri e ktheu Komunën në pronë familjare

Mitrovicë, 2 qershor - Dega e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Mitrovicës e ka dënuar incidentin që ka ndodhur në orët e para të së enjtes, me ç’rast është shtënë me armë zjarri në drejtim të objektit komunal.

Kjo parti nëpërmjet një komunikate për medie ka vlerësuar se ky është një rast i papranueshëm dhe kërkon nga organet përgjegjëse që të zbardhin rastin. “Në të njëjtën kohë, PDK-ja vlerëson se kjo situatë është pasojë e veprimeve dhe mashtrimeve të kryetarit të Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri. Premtimet e tij të parealizuara për punësim, rëndimi i jetës së qytetarëve, e ka bërë të padurueshme jetën e qytetarëve. Megjithatë, PDK-ja u bënë thirrje qytetarëve që të jenë të matur dhe të mos provokohen nga veprimet e këtij kryetari të papërgjegjshëm. Bahtirit i duhen situata të tilla për ta tërhequr vëmendjen nga dështimet e tij”, është thënë në komunikatën e PDK-së. Sipas PDK-së, Bahtiri  e kthyer komunën në pronë familjare, ku defilojnë si kaubojë të afërmit e tij të armatosur, duke i përjashtuar nga komuna qytetarët, të cilët e kanë votuar. “Pozitën e kryetarit e ka shfrytëzuar për t’i punësuar të afërmit dhe për të realizuar objektivat e tij personale e familjare, duke rënduar tej mase jetën e qytetarëve”, është thënë në këtë komunikatë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)