17 Maj 2024

PDK as që e ka menduar që Haradinaj të bëhët kryeminister

Prishtinë, 6 dhjetor - Partia Demokratike e Kosovës (PDK) është deklaruar rreth ambicieve të Ramush Haradinajt për ta udhëhequr Qeverinë.

Nënkryetari i kësaj partie Hajredin Kuçi ka thënë se partia e tij nuk e ka menduar e as diskutuar ndonjëherë tërheqjen e Hashim Thaçit nga posti i Kryeministrit. Sipas tij, PDK është e interesuar për partneritet afatgjatë me AAK-në.

Burime diplomatike kanë thënë për “Express” se Kryetari i AAK-së mund të bëhet kryeministër vetëm pas zgjedhjeve të reja.

Një ditë pasi Ramush Haradinaj ka bërë publike ambicien për të marrë postin e Kryeministrit, ka ardhur përgjigja e partisë së Hashim Thaçit.

Nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuçi, ka thënë të mërkurën se partia e tij as që e ka menduar dhe folur për mundësinë që liderit të AAK-së t’i jepet posti më i lartë qeveritar.

Megjithëkëtë, Kuçi ka thënë se PDK-ja po mendon të ndërtojë partneritet me AAK-në, jo vetëm në këtë mandat zgjedhor, por të paktën edhe në mandatin e ardhshëm.

“Personalisht mendoj se duhet ta ndërtojmë një partneritet afatgjatë me AAK-në. Kjo nënkupton jo vetëm brenda këtij mandati zgjedhor, por edhe për mandatin tjetër”, ka thënë nënkryetari i PDK-së.

Por a do t’ia lëshojë postin Hashim Thaçi Ramush Haradinajt? “As s’e kemi menduar dhe as s’e kemi biseduar”, ka thënë Kuçi.

Edhe Shefi i Grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, ka thënë se në parim kanë mbështetur bashkëpunimin, por ka theksuar se vendi e ka kryeministrin dhe nuk pret që AAK-ja ta kushtëzojë koalicionin e mundshëm.

Për të krijuar një koalicion të mundshëm me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), partia opozitare, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), si synim dhe kusht kryesor për të negociuar ka shtruar postin e kryeministrit të vendit.

Zyrtarë të saj kanë thënë për gazetën “Kosova Sot” se në asnjë rrethanë nuk do të lëvizin nga ky pozicion.

Por, ata nuk kanë dhënë detaje të tjera, se si e kanë bërë këtë përllogaritje, sa janë të sigurt se me këtë kusht do të pajtohej edhe pala tjetër nga radhët e partisë në pushtet, si dhe në çfarë rrethanash do të realizohej. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)