15 Janar 2025

PDK apelon të braktiset mendësia bllokuese

Prishtinë, 4 gusht - Partia Demokratike e Kosovës nëpërmjet një komunikate për media është shprehur për nevojën e krijimit të shpejtë të institucioneve të vendit, por për këtë sipas këtij subjekti, duhet të hiqet dorë nga tendencat bllokuese të proceseve.

“Partia Demokratike e Kosovës asnjëherë nuk është udhëhequr prej mendësive bllokuese dhe deri më tash ka lëshuar rrugë shumë herë, duke lënë anash interesin partiak në dobi të ruajtjes së unitetit dhe interesit të shoqërisë dhe shtetit tonë”, thuhet në komunikatë të PDK-së.

PDK vlerëson se është e gatshme të angazhohet me subjektet politike për të shmangur krizën politike, por në asnjë mënyrë nuk lejon të cenohet karakteri kushtetues dhe demokratik i institucioneve të Kosovës.

"Ne e kemi bërë publike edhe ofertën tonë, e cila është vetëm në shërbim të krijimit sa më të shpejtë të institucioneve dhe në asnjë mënyrë nuk do të bëhet për të kënaqur animozitetet individuale apo partiake të të tjerëve”, thuhet në komunikatë.

PDK apelon te të gjitha subjektet politike parlamentare, që t’i braktisin mendësitë bllokuese, t’i lënë anash interesat partiake dhe egot personale, si dhe të kontribuojnë për krijimin e institucioneve shtetërore.

“Partia Demokratike e Kosovës, bashkë me partnerët e saj të koalicionet, mbesin të përkushtuar që të formojnë institucionet e Republikës mbi vullnetin e shprehur të qytetarëve në zgjedhjet e 11 qershorit”, thuhet në komunikatën e PDK-së.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)