PDK, AAK, NISMA zyrtarizojnë koalicionin, Haradinaj kandidat për kryeminister
Tashmë edhe zyrtarisht në KQZ është dorëzuar koalicioni parazgjedhor në mes PDK-së, AAK-së dhe Nismës për Kosovën.
Një konferencë të jashtëzakonshme në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës u be e diturr se sipas marrveshjes se kolacionit PDK - AAK - Nisma, lideri i AAK-se Ramush Haradinaj, mandatar për kryeministër i Koalicionit PDK-AAK-Nisma.
Pa asnjë dyshim koalicioni që kemi arritur sot do të jetë koalicion fitues i zgjedhjeve, ka thënë Muharrem Nitaj nga AAK.
Sipas tij, edhe numri i deputetëve do të jetë i barabartë 55 do ti ketë PDK kurse 55 do ti kenë AAK dhe NISMA.
Është momenti i duhur që kryeministër i Kosovës të jetë Ramush Haradinaj. Prandaj është një zgjidhje e duhur për zhvillimet e reja që na presin, ka thënë Ahmet Isufi, nënkryetar i AAK-së.
Sekretari i Nismës për Kosovës, Bilall Sherifi ka thene se pas zhvillimeve dramatike gjatë ditës së martë, ka ardhur një ofertë nga PDK-ja, që Ramush Haradinaj të jetë kandidat për kryeministër, dhe se erdhi deri të koalicioni parazgjedhor, PDK, AAK, Nisma.
Normalisht tha ai, se Nisma për Kosovën e ka mbështetur këtë propozim, duke bërë të qartë disa pjesë të marrëveshjes, ku Kadri Veseli do të jetë bartës i Listës, derisa tha se një post i zëvendëskryeministrit do ti takojë Nismës.\"
\"Vazhdojë të besojë në vizionin e Ramush Hardaidnajt për kryeministër, tha ai në një konferencë të thirrur pas mesnate.