19 Janar 2025

PDK-AAK, drejt një koalicioni paszgjedhor

Prishtinë, 17 maj - Dy partitë politike që kanë reflektuar viteve të fundit, rivalitetin më të madh të urrejtjes ndërpartiake, AAK dhe PDK, duket se e kanë shkrirë “akullin”.

Largimi i Hashim Thaçit nga kreu i partisë dhe ardhja e Kadri Veselit, duket se ka “zbutur” Aleancën e Ramush Haradinajt, e cila po bën kalkulime që në zgjedhjet e ardhshme të krijohet një koalicion me partitë e luftës, shkruan “Zëri”.

Deri më tani, partia e Ramush Haradinajt, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, kishte vija të kuqe për Partinë Demokratike të Kosovës, por që tani ka ndryshuar kurs, duke shprehur gatishmërinë që të bashkëpunojë me partinë e Kadri Veselit.

Arsyeja pse AAK-ja ka hequr vijat e kuqe është ikja e Hashim Thaçit, që konsiderohej një politikan ngucakeq.

Se, një koalicion mes këtyre dy partive është i mundshëm e pranojnë edhe vetë zyrtarë të dy subjekteve politike, duke thënë se nuk është koha që të ketë vija të kuqe për atë apo këtë parti.

Ndonëse, partia e Haradinajt shprehet kundër koalicionit me PDK-në dhe LDK-në aktualisht, por nuk e ka mohuar këtë gjë pas zgjedhjeve, që ata po i kërkojnë të parakohshme.

/Zëri/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)