22 Janar 2025

PDK 9 ministri, LDK 7

Prishtinë, 7 dhjetor - Gjashtë muaj pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare, Kosova të hënën do të formojë institucionet e reja.

Liderët e koalicionit PDK-LDK, Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa kanë finalizuar marrëveshjen për bashkëqeverisje, e cila parashikon që Isa Mustafa të jetë kryeministër, ndërsa posti i kryeparlamentarit dhe ai i presidentit më 2016 do t’i takojnë PDK-së.

Korrespondenti i Top Channel në Prishtinë, Valmir Klaiqi, bën të ditur se nga nesër Hashim Thaçi mund të lërë mandatin e deputetit dhe të mbajë vetëm postin e kreut të PDK-së, deri në momentin e zgjedhjes së tij si President i Kosovës.

“Top Channel” ka zbuluar draftin final të marrëveshjes mes PDK dhe LDK. Ja dhe ministritë sipas partive që do t’i takojnë:

LDK do të ketë një zëvendëskryeministër, 7 ministri dhe një ministër pa portofol. LDK do të ketë Ministrinë e Punëve të Brendshme, Ministrinë e FSK, Ministrinë e Financave, atë të Kulturës, Diasporës, Ministrinë e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, si dhe Ministrinë e Drejtësisë. Ndërsa PDK do të ketë Ministrinë e Punëve të Jashtme, atë të integrimeve Europiane, Ministrinë e Arsimit, Ministrinë e Shëndetësisë, Ministrinë e Zhvillimit të Ekonomik, Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, Ministrinë e Infrastrukturës, atë të Punës dhe të Mirëqenies Sociale, si dhe Ministrinë e Bujqësisë.

Minoritetet edhe në qeverinë e re do të kenë sërish tri ministritë që kanë pasur deri tani: Ministrinë për Komunitete dhe Kthim, Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Ministrinë e Administratës Publike.

Sipas marrëveshjes, dialogun teknik Kosovë-Serbi tani do ta udhëheqë ministri pa portofol apo ministri i Shtetit, ndërsa atë politik sërish do ta udhëheqin kryeministrat.

Kabineti i ri qeveritar i Kosovës pritet të jetë i ngarkuar me shume zëvendësministra. Në secilën ministri do të jetë nga një zëvendësministër i PDK-së dhe një i LDK-së. Ndërsa, në disa ministri do të ketë edhe 3 zëvendësministra, ku i treti do të jetë nga radhët e minoriteteve. Sa i takon Kuvendit, ende nuk janë caktuar as nënkryetarët e Kuvendit, por as shefat e grupeve parlamentare.

Dy liderët u takuan këtë të diel në mjediset e Kuvendit, por në përfundim të takimit që finalizoi përpjekjet për qeverisje të përbashkët, askush nuk ka folur për mediat.

Marrëveshja e detajuar edhe me emrat e ministrave do të nënshkruhet nga Thaçi e Mustafa të hënën në ora 10:00 në ambientet e Kuvendit të Kosovës. Kreu i PDK-së ka njoftuar më pas me anë të një postimi në “Facebook” se menjëherë pas nënshkrimit të marrëveshjes do të votohen institucionet e reja.

Menjëherë pas finalizimit të marrëveshjes PDK-LDK, kryesuesja e seancës konstituive, Flora Brovina ka urdhëruar administratën e Kuvendit që t’i thërrasin deputetët për seancën e së hënës, e cila do të mbahet nga ora 12:00.

Sipas rregullores së punës së Kuvendit në këtë seancë do të votohet për kryetarin e Kuvendit dhe për anëtarët e Kryesisë.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)