20 Janar 2025

PDK-37 deputetë, LDK-30, VV-16, AAK-11

Prishtinë, 20 qershor -  Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka fituar më së shumti mandate dhe do të ketë gjithsej 37 deputetë, e pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 30 deputetë.

Në legjislaturën e re, që pritet të konstituohet pas certifikimit të rezultateve nga Komisioni Qendror Zgjedhor, Lëvizja Vetëvendosje! do të ketë 16 deputetë, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) do të përfaqësohet me 11 deputetë.

NISMA për Kosovën, e cila arriti ta kaloj pragun zgjedhor prej pesë për qind, do të përfaqësohet në Kuvendin e Kosovës, me gjashtë deputetë, që bashkë edhe me partitë e lartpërmendura arrijnë numrin 100 të mandateve në Kuvend.

Kuvendi i Republikës së Kosovës ka 120 ulëse gjithsej, kështu që 20 mandatet tjera do t’iu takojnë minoriteteve, mandate të fituara e të garantuara, në bazë të Planit të Martti Ahtisaarit, zbatimi i të cilit vazhdon të sigurohet me anë të Kushtetutës.(lajmi.net)

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)