21 Janar 2025

PD vazhdon të mbetët pjesë e koalicionit me PDK-në

Prishtinë, 10 shtator - Partia e Drejtësisë e rikonfirmon përkushtimin e saj për vazhdimin e bashkëpunimit brenda koalicionit për Misionin e Ri, në zbatimin e programit qeverisës, i cili do të sigurojë realizimin e koncepteve politike të PD-së, përfshirë edhe zbatimin në plotëni të lirive dhe të drejtave të njeriut si themel i demokracisë bashkëkohore.

PD, vlerëson se shoqëria kosovare ka përjetuar transformim të thellë demokratik, kur është në pyetje manifestimi publik i bindjeve fetare të femrave në Kosovë, gjë që e dëshmon fakti se që nga ditët e para të vitit shkollorë në 35 komuna të Kosovës, qindra femra me mbulesë vazhdojnë të vijojnë procesin mësimor në shkollat fillore dhe të mesme të vendit.

PD konsideron se deklarata e deputetit Gëzim Kelmendit paraqet qëndrim të tij personal, ndërsa thekson se realizimi i marrëveshjes parazgjedhore me PDK-në, do të jetësohet në tërësi pas konstituimit të institucioneve të reja shtetërore.

PD shpreh keqardhje për 10 raste në 5 shkolla të tri komunave të Kosovës (Prishtinë, Viti, Skenderaj) në të cilat ka ndodhur shkelja e dispozitave ligjore përkitazi më këtë çështje, për çka do të ndërmerren procedura gjyqësore të përcaktuar me Ligjin kundër Diskriminimit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)