PD themelon nëndegë në Qallapek të Lipjanit
Prishtinë, 18 tetor - Partia e Drejtësisë, dega në Lipjan, ka themeluar nëndegë edhe në fshatin Qallapek, kryetar i së cilës u zgjodh Burim Budrimçaku. Po ashtu i zgjodh edhe kryesia e re e kësaj nëndege.
Në këtë Kuvend ishte i pranishëm Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Fidan Mustafa, i cili tha se kjo parti është drejt forcimit të vazhdueshëm dhe për këtë e dëshmon edhe fakti i formimit të kësaj nëndege, duke qenë i bindur se një sukses i tillë do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Kryetari i PD-së, në Lipjan, Xhavit Maholli, tha se objektiv kryesor mbetet shtrirja e strukturave në mbarë fshatrat e rajonit të Lipjanit, duke potencuar se në zgjedhjet e ardhshme komunale do të kenë përfaqësim më dinjitoz në Kuvendin Komunal.