19 Janar 2025

PD themelon nëndegë në lagjen “Arbëria” në Gjilan

Prishtinë, 6 prill - Partia e Drejtësisë angazhohet për një shtet të drejtë, pa korrupsion dhe pa krim të organizuar. Për nëj shtet ku respektohen të drejtat dhe liritë e njeriut. Kështu ka deklaruar lideri i Partisë së Drejtësisë Ferid Agani,  me rastin e themelimit të nëndegës së kësaj partie në lagjen “Arbëria” në Gjilan.

Agani, që njëherësh është edhe ministër i Shëndetësisë, në këtë Kuvend Zgjedhor që u mbajtë të shtunën mbrëma, ka potencuar se PD-ja nga viti në vit po rritet dhe me hapa të sigurt është duke shkuar drejt arritjes së qëllimit, e që sipas tij është kultivimi i vlerave shekullore të popullit shqiptar.

Ai falenderoi banorët e lagjës “Arbëria” të Gjilanit, për besimin në subjektit që ai drejton, duke u premtuar se do të angazhohen për një jetë më të mirë dhe të dinjitetshme për ta.

Kryetarja e Degës së PD-së në Gjilan, Selvete Shurdhani, ka pohuar se janë duke punuar pa ndërprerë që kjo parti të gjejë shtrirje në çdo fshat dhe lagje të këtij qyteti.

Edhe kryetari i porsazgjedhur i kësaj nëndege, Burhan Arifi, u zotua se do të punojë me përkushtim për realizimin e detyrave që i janë besuar nga më shumë se 40 delegatë sa ishin të pranishëm në Kuvendin Zgjedhor.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)