PD themelon nëndegë edhe në lagjen Dardania të Vushtrrisë
Vushtrri, 8 prill - Partia e Drejtësisë, dega në Vushtrri, themeloi nëndegën e saj në qytetin e Vushtrrisë, përkatësisht në lagjen Dardania, kryetar i së cilës u zgjodhë Arben Rashiti.
Rashiti u zotua para delegatëve se do të punojë me përkushtim për zgjerimin e PD-së, forcimin e saj, në mënyrë që programin e saj ta bartë te çdo familje të kësaj lagjeje.
Në Kuvendin e kësaj nëndege, ishte i pranishëm edhe kryetari i degës së PD-së në Vushtrri, Abdullah Klinaku, i cili para delegatëve premtoi përkushtim serioz në vazhdimin e rritjes dhe fuqizimit të PD-së, me qëllim të përfaqësimit të interesave të qytetarëve të lagjes suaj në asamblenë komunale.
Po ashtu kryetari Klinaku, kërkoi angazhim të çdo njërit dhe mbështetje të fuqishme për konceptin ideo - politik të PD-së, me qëllim të ngritjes së gatishmërisë qytetare për ti shërbyer vendit me drejtësi, moral politik dhe përgjegjësi institucionale.
Nëndega e PD-së në lagjen Dardania është nëndega e tretë brenda qytetit të Vushtrrisë e cila përfaqësohet me një asambleist në Kuvendin Komunal të Vushtrrisë.