PD shpreh dhimbjen për viktimat e Ortekut në Restelicë
Prishtinë, 12 shkurt - \"Me shqetësim dhe dhembje të thellë morëm lajmin për vdekjen tragjike të qytetarëve të fshatin Restelicë të Komunës së Dragashit, shkaktuar nga orteku i borës.\"
Partia e Drejtësisë shpreh dhimbjen e saj të thellë për humbjen e jetëve të qytetarëve, PD ndjenë dhembje dhe pikëllim për të vdekurit dhe shpreh ngushëllimet më të sinqerta.
\"Lusim Zotin e madhërishëm që raste të tilla të mos kemi më. Me këtë rast vlerësojmë lart angazhimin e jashtëzakonshëm të pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, të Policisë së Kosovës, të trupave të KFOR-it, si dhe të qytetarëve\", thuhet në njoftimin e PD-së.