PD: Pushteti maqedonas po e dëshmon urrejtjen ndaj popullit shqiptar

Prishtinë, 7 gusht - Partia e Drejtësisë konsideron se mos lejimi i ndihmave nga Kosova për vëllezërit tanë shqiptarë në Maqedoni, kërcënon paqen dhe sigurinë në Maqedoni edhe ashtu të brishtë mes komunitetit shqiptar dhe maqedonas, ende pa u shëruar plagët e ndërhyrjes ushtarako-policore në Kumanovë muajin e kaluar.
Ndalimi i ndihmave kosovare nga pala maqedonase është i patolerueshëm dhe tendencioz, që dëshmon më së miri urrejtjen e pushtetit aktual maqedonas ndaj popullit shqiptar.
PD apelon tek organet përgjegjëse si ato vendore (Kosovë) ashtu edhe ato ndërkombëtare të reagojnë fuqishëm ndaj këtij veprimi të ulët dhe qyqarë.