PD: Populli shqiptar e do Evropën
Prishtinë, 24 qershor - Partia e Drejtësisë uron Shqipërinë dhe mbarë popullin shqiptar për marrjen e statusit të vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke shprehur falënderimin dhe mirënjohjen për të gjithë ata breza që u angazhuan për këtë ditë të madhe.
Kryetari i PD-së, Ferid Agani, në emër të tij dhe mbarë anëtarësisë së PD-së, përgëzon shtetin shqiptar për këtë të arritur historike, duke u lutur që edhe Kosova të ndjek hapat e tillë në mënyrë që sa më parë të integrohet në BE, gjë për të cilën sipas tij, është e angazhuar edhe partia që ai drejton.
PD konsideron se përpjekjet e popullit shqiptar për tu integruar në BE kanë qenë të vazhdueshme dhe se për këtë arritje historike, meritorë janë të gjithë, ngase populli shqiptar e do Evropën dhe e sheh vetën si pjesë të pandashme të saj.