PD ndihmon familjet skamnore në Kaçanik
Prishtinë, 28 korrik - Partia e Drejtësisë, dega në Kaçanik, në bashkëpunim me Organizatën Humanitare \"Kalliri i mirësisë\" dhe \"Asosacionit për Afirmimin e Gruas\", ka grumbulluar donacion me artikuj ushqimorë për dhjetëra familje skamnore, duke ua mundësuar kështu festimin e Fiter Bajramit në mënyrë të dinjitetshme.
Kryetari i PD-së në Kaçanik, Avni Tafili, me këtë rast ka pohuar se ky aksion vullnetar duhet të vazhdojë edhe në të ardhmen, ngase sipas tij, rastet sociale në këtë komunë sa vijnë e shtohen.
Gjithashtu pas faljes së namazit të Bajramit, më shumë se 70 fëmijëve iu ndan lodra të ndryshme duke kthyer buzëqeshjen në fytyrat e tyre.