19 Janar 2025

PD: Mosrespektimi i të drejtave fetare, nxit dhunë dhe ekstremizëm

Prishtinë, 16 shkurt - Partia e Drejtësisë uron përzemërsisht të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës si dhe të gjithë shqiptarët, kudo që ata jetojnë, përvjetorin e gjashtë të pavarësisë së shtetit.
 
Në këtë ditë madhështore kujtojmë me respektin dhe pijetetin më të thellë sakrificën sublime të gjithë popullit shqiptar për liri dhe pavarësi duke ia përcjellë Zotit të Madhërishëm lutjet më të sinqerta për shpërblimin e shpirtërave të dëshmorëve të kombit me të gjitha begatit e tij.
 
Ndërkaq familjeve të tyre, familjeve të pagjeturve si dhe invalidëve dhe veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe familjeve të tyre zotimin e përkushtimit të vendosur partiak për përmirësimin e mirëqenies së tyre.
 
PD vlerëson se është arritur shumë në këto gjashtë vjet të pavarësisë, mirëpo ka mbetur edhe shumë për t’u bërë, veçanërisht në përmirësimin e gjendjes ekonomike të qytetarëve të vendit, shtimin e punësimit dhe zvogëlimin e varfërisë.
 
Ende në shtetin tonë të ri vazhdojnë të vegjetojnë mbeturinat e ideologjisë marksiste-leniniste në mendjet e disa prej krerëve institucional që rezultojnë me shkelje të rëndë të lirive dhe të drejtave fetare.
 
 Partia e Drejtësisë ua përkujton këtyre eksponentëve politik konstatimin e Presidentit Obama në Lutjen e Mëngjesit para pak ditësh se në shtetet ku nuk respektohen liritë dhe të drejtat fetare ka dhunë dhe ekstremizëm.
 
Partia e Drejtësisë uron që viti i gjashtë i pavarësisë së shtetit tonë të shtrenjtë të jetë vit i vazhdimit të luftimit të pakompromis të korrupsionit dhe krimit të organizuar në të gjitha nivelet.
 
 Vit i sundimit të plotë të lirive dhe të drejtave të njeriut, organizimit të zgjedhjeve të lira dhe demokratike, fuqizimit të statusit ndërkombëtar të vendit, përmirësimit të mëtutjeshëm të sistemit shëndetësor me themelimin e Fondit të sigurimeve shëndetësore.
 
Vit i ngritjes së Ushtrisë së Kosovës, përmirësimit të sistemit arsimor në të gjitha nivelet si dhe vit i investimeve në ekonominë Kosovare në funksion të shtimit të punësimit dhe zvogëlimit të varfërisë.
 
Partia e Drejtësisë është e bindur se vetëm me punë të ndershme, cilësore, të përkushtuar dhe të pandalshme mund të realizohen synimet e sipër përmendura dhe të hapet rruga për integrimet e projektuara strategjike të integrimeve europiane dhe euro-atlantike. Zoti i Madhërishëm na ndihmoftë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)